RTSH Sport Live

Shakira dhe nëna e Pique përplasen në rrugë: Duhet ta mbyllni gojën!

  • 24/01/2023
  • |
  • Gosip
Shakira dhe nëna e Pique përplasen në rrugë: Duhet ta mbyllni gojën!
Videoja e një sherri mes këngëtares kolumbiane dhe ish-vjehrrës së saj është bërë virale në rrjetet sociale

Është hapur kutina e Pandorës për marrëdhënien mes Shakirës, Gerard Pique dhe pjesës tjetër të familjes së ish-futbollistit. Në këngë, ylli i popit akuzon hapur ish-partnerin dhe të dashurën e re, Clara Chia Marti, por nuk ka munguar një varg plot mllef ndaj ish-vjehrrës së saj Montserrat Bernabeu, të cilën e kishte si fqinj për shumë vite. Një video e vjetër është rishfaqur në Tëitter e cila sot merr një kuptim krejtësisht të ri në dritën e ngjarjeve të fundit.

Në video shfaqen dy femrat duke u grindur në rrugë, pikërisht përballë ish-mbrojtësit të Barcelonës, me këngëtaren e cila fillimisht preket në fytyrë nga ish-vjehrra në mënyrë agresive dhe më pas e fton të heshtë. Eqartë dhe shprehja e fytyrës së ish-futbollistit, i cili nuk bën asgjë në gjithë atë që ndodhi.

Sipas fansave Shakira ka vuajtur shumë gjatë dymbëdhjetë viteve pranë Pique. “Sa ke duruar për dashuri”, kanë shkruar disa përdorues, duke iu referuar edhe tradhtive të pretenduara të përsëritura të ish-lojtarit. "Ti dole shumë vonë nga ai ferr," komentoi dikush tjetër.