RTSH Sport Live

Shantazh familjes Shumaker...

  • 05/07/2024
  • |
  • Të tjera
Shantazh familjes Shumaker...
Arrestohet oficeri i sigurimit pranë familjes së ish-pilotit të Formula 1

Pas hetimeve për shantazhin e kryer ndaj familjes së Mikael Shumakerit, është arrestuar edhe shefi i sigurisë së shtëpisë së ish-pilotit të Formula 1. Sipas hetuesve, punonjësi 52-vjeçar ishte pjesë e grupit që kërkoi deri në 15 milion euro nga familja Shumaker për të mos publikuar foto delikate të aksidentit të ish-pilotit të Formula 1.

Rritet numri i personave të përfshirë në çështjen e shantazhit ndaj familjes së Michael Schumacher. Në 24 qershor u publikua lajmi nga Der Spiegel për arrestimin e dy personave, babë e bir, të cilët kishin kërkuar miliona euro për të mos publikuar përmbajtjen e disa dosjeve “jo në interes të familjes”. Por të premten në Ëuppertal u arrestua edhe një oficer sigurie që i përkiste familjes së ish-pilotit të Formula 1, edhe ky në kuadër të hetimeve për shantazhe ndaj familjarëve të ish-kampionit të Formula 1.

Hetuesit besojnë se 52-vjeçari punonte në prapaskenë në këtë skemën e hartuar të shantazhit. Gjatë hetimeve rezultoi se shantazhuesit duhet të jenë ndihmuar nga një bashkëpunëtor i cili kishte “njohuri për jetën personale” të familjes. Ish-oficeri i sigurisë 52-vjeçar, tani i arrestuar, dyshohet se ishte ngarkuar me dixhitalizimin e fotografive private të familjes dhe t'i bënte ato të aksesueshme për Yilmaz T. dhe djalin e tij.

Të dy akuzohen se kërkuan 15 milionë euro për të mos zbuluar foto delikate, që me sa duket i përkasin aksidentit të 2013 që ndryshoi jetën e Schumacherit. Sipas informacioneve, ata i kanë premtuar një komision ish-oficerit të sigurimit.