RTSH Sport Live

Shefi i Adidas kritikon Federatën Gjermane të Futbollit për “tradhëtinë” me Nike

  • 09/06/2024
  • |
  • Gjermani
Shefi i Adidas kritikon Federatën Gjermane të Futbollit për “tradhëtinë” me Nike

Prej sezonit futbollistik të 2027 Gjermania do të vishet me Nike. Ky ndryshim epokal nuk ka kaluar pa u komentuar nga “CEO” i Adidas. Numri një kompanisë gjermane të veshjeve sportive, e cila prej 75 vitesh bashkëpunon me Federatën Gjermane të Futbollit ka thyer heshtjen në këtë drejtim.

“Nike pa asnjë dyshim ka bërë ofertën më të mirë”, tha CEO i DFB-së, Holger Blask duke justifikuar se i gjithë “procesi ishte fryt i një tenderi transparent”.

Ndërsa i një tjetër mendimi është numri një i Adidas, Bjërn Gulden. “Do të më kishte pëlqyer shumë nëse Federata do të kishte biseduar përpara me ne”, tha 59-vjeçari, sipas së cilit Federata Gjermane e Futbollit i dha shansin kompanisë së tij që të bënte një ofertë të vetme dhe për mos e përmirësonte atë apo të futej në negociata.