RTSH Sport Live

Shiu mban “peng” Kategorinë e Parë

  • 20/01/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Shiu mban “peng” Kategorinë e Parë
FSHF planifikon rikthimin në 27 ose 30 janar, më pas koha fizike nuk do të mjaftonte për të mbyllur zezonin brenda afateve

Kategoria e Parë nuk mund të rinisë më vonë se data 30 janar pasi koha fizike nuk do të mjaftonte për të mbyllur në afatet e vendosura sezonin futbollistik. Pak ditë më parë në kulmin e përmbytjeve, FSHF njoftoi shtyrjen e pjesës së dytë të sezonit për shkak të gjendjes së vështirë të krijuar në disa stadiume por moti i keq do të rikthehet këtë mesjavë dhe ky fakt komplikon planet e federatës.

Sektori i garave në FSHF është një kontakt të vazhdueshëm me Institutin e Gjeoshkancës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për t’u infirmuar në lidhje me parashikimin e motit për ditët e ardhshme dhe sipas sinjaleve, shiu do të rikthehet në sasi të mëdha, cka e bën praktikisht të pamundur rifillimin e Kategorisë së Parë këtë fundjavë.

 Bazuar në të dhënat e institutit, federata planifikon rikthimin e skuadrave në fushën e lojës të mërkurën tjetër, pra në datën 27 janar, por kjo nuk është një datë zyrtare. Sipas burimeve pranë federatës, nëse situata do të jetë problematike, atëherë rinisja e kampionatit do të shtyher për të shtunën tjetër në datën 30 janar.

Në javën e tetë, Dinamo kryesuese e grupit A pret Erzenin ndërsa në grupin B, Egnatia sfidon Elbasanin.