RTSH Sport Live

Shmangu operacionin, Leçe tregon gjendjen e Ramadanit

  • 23/04/2024
  • |
  • Itali
Shmangu operacionin, Leçe tregon gjendjen e Ramadanit

Pas pushimit të ditëve të fundit dhe mungesës së tij në ndeshjen e fituar ndaj Sassuolos, mesfushori i Leçes, Ylber Ramadani do të rikthehet së shpejti në dispozicion të trajnerit Luca Gotti. Klubi italian përmes një njoftimi tregon gjendjen e mesfushorit shqiptar, që ka pasur një shqetësim shëndetësor:

“Leçe njofton se futbollisti Ylber Ramadani pësoi një absces (nyje limfatike e fryrë) në qafë javën e kaluar i cili i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Futbollisti iu nënshtrua menjëherë testeve dhe terapive të specializuara të cilat e lejuan të shmangte operacionin Deri më sot ai ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit”, shkruhet në njoftimin e klubit italian.

Ramadani është një titullar i padiskutueshëm i skuadrës pulieze dhe këtë sezon ka luajtur 30 ndeshje në Serie A, duke shënuar edhe 1 gol.