RTSH Sport Live

Shpikja e Atalantës: një pengesë për të realizuar goditjet e lira!

  • 23/01/2021
  • |
  • Itali
Shpikja e Atalantës: një pengesë për të realizuar goditjet e lira!
Gasperini vazhdon të mahnisë me lëvizjet e tij: kjo është ajo që ndodhi gjatë ndeshjes kundër Milanit

Pas krokodilit, antilopës dhe pengesave speciale të vendosura në Spanjë për të frenuar talentin e Messit në një goditje të lirë, ka mbërritur dhe skema më e re: një barrier në favor të lojtarit që ekzekuton goditjen e lirë.

Shpikja është nga Gian Piero Gasperini, i cili, në ndeshjen e San Siro kundër Milanit, pozicionoi Atalantën e tij në një mënyrë jo shumë të zakonshme, duke vendosur tre lojtarëa para Josip Ilicic, i cili ishte gati të ekzekutonte një goditje të lirë vetëm pak jashtë zonës së rreptësisë. Imazhet tashmë i bëjnë teoricienët të mendojnë.