RTSH Sport Live

Shqipëria, 6 medalje mjeshtërash

  • 29/04/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Shqipëria, 6 medalje mjeshtërash
Peshëngritja kuqezi ngjitet në podiumin e mesdhetareve edhe për veteranë

Shqipëria ka marrë gjashtë medalje në Kampionatin e parë Mesdhetar të Peshëngritjes për Mjeshtrat, ose ndryshe veteranët. Gjithçka ka ndodhur në Durrës, ndërsa ky aktivitet u zhvillua për tre ditë me radhë për të gjitha moshat nga 35-70 vjeç. Kështu katër medaljet e arta kanë ardhur nga Besnik Psatha, Arjola Beqo, Kozma Qeraxhiu, Kevin Cico.

Klaudio Çela ishte i argjendtë dhe Florenc Çela i bronztë. Në përgjithësi një garë që u organizua në mënyrë perfekte, ndërsa tanimë do t’i lërë radhën Kampionatit Europian të të rriturve, Kampionatit Europian të Mjeshtërave, por dhe Kampionatit Botëror i moshës deri në 17 vjeç, Por ndërkohë në tetor të këtij viti do të vijë dhe Botërori i moshës deri në 20 dhe 23 vjeç, ndërsa Shqipëria vijon të marrë aktivitete ndërkombëtare në seri.