RTSH Sport Live

Shtyhet fillimi i Fulham-Tottenham, ja arsyeja e pabesueshme

  • 23/01/2023
  • |
  • Angli
Shtyhet fillimi i Fulham-Tottenham, ja arsyeja e pabesueshme
Ndeshja u shty me 15 minuta për të pritur tifozët e bllokuar në trafik

Vëmendja për tifozët në Angli është një prioritet dhe ajo që ndodhi para ndeshjes në mbrëmjen e të hënës, e vlefshme për javën e 21-të të Premier League mes Fulham dhe Tottenham është një tjetër konfirmim. Fillimi I ndeshjes u shty me 15 minuta vonesë për një arsye shumë specifike.

Ditë kritike për trafikun në Londër, me probleme të raportuara në metro District dhe Circle, si dhe në linjat Hammersmith & City dhe Elizabeth. Bllokimi ngadalëson fluksin e tifozëve drejt Craven Cottage dhe klubet, në marrëveshje të plotë, qetësojnë tifozët, duke dhënë dritën jeshile për shtyrjen e fillimit.