RTSH Sport Live

Shtypi botëror kurorëzon Spanjën: Të paprekshmit!

  • 15/07/2024
  • |
  • Euro 2024
Shtypi botëror kurorëzon Spanjën: Të paprekshmit!

Mallkimi i Anglisë vazhdon ndërsa Spanja është në qiellin e shtatë. Mediet nga i gjithë globi kanë vlerësuar suksesin e iberikëve me tituj me shume fantazi.

Në Francë “L'Equipe” u hap me titullin “Të paprekshmit”. “Spanja fiton Euro 2024 duke mundur në finale Anglinë dhe kurorëzohet për herë të katërt si kampione e Europës”, vazhdon komentin e përditshmja në fjalë.

Ndërsa në Gjermani “Bild” zgjodhi titullin: “Festë spanjolle në finale“ duke iu referuar dyshes Uilliams dhe Jamal si “super sulmues”. Tabloidi gjerman thumbon Anglinë duke shkruar: “Finalja kthehet përsëri në një luginë lotësh për ‘tre luanët’”.

Në Itali, “la Gazzetta dello Sport” nuk lë shumë vend për interpretim: “Spanja në majën e Europës”.

Në Shtete e Bashkuara të Amerikës, “The New York Times” komentoi gjestin e Ojarzabal: “Një gol i vonshëm nga një hero i papritur”.

Ndërsa në Argjentinë, “Ole” u hap me titullin: “Spanja kampione me rekord”.

Në Brazil “Globo Esporte” shkroi: “¡Tetracampeona!”.