RTSH Sport Live

Shuhet edhe një legjendë nga Covid 19

  • 06/12/2020
  • |
  • Të tjera
Shuhet edhe një legjendë nga Covid 19
Ilir Gjebrea është notari që vendosi 82 rekorde kombëtare në kohën e vet

Një tjetër emër legjendar i sportit shqiptar ka humbur jetën nga koronavirusi. Ilir Gjebrea, ish-notar i konsideruar si “Peshkaqeni” në rininë e tij, nuk arriti të fitojë betejën me koronavirusin. Gjebrea ndërroi jetë ditën e shtunë në mbrëmje. Për disa ditë, ish-rekordmeni dhe kampioni po trajtohej pasi ishte infektuar me koronavirus, ndërsa humbi jetën në banesën e tij në Tiranë. Gjebrea ishte një kampion në disa stile në not, por të gjjthë kujtojnë 82 rekordet kombëtare që ai vendosi gjatë karrierës së vet.