RTSH Sport Live

Shuma e çmendur që Icardi do t'i japë Wandës për divorcin

  • 05/11/2021
  • |
  • Gosip
Shuma e çmendur që Icardi do t'i japë Wandës për divorcin
Çështja është zbuluar në një tv në Argjentinë, ja detajet

Divorci nga Wanda Nara do t'i kushtojë shtrenjtë Mauro Icardit. Sipas zërave të fundit, prokuratorja argjentinase do të dalë fitimtare nga kjo ndarje. Gazetarja, Debora D'Amato bëri llogaritë në xhepin e çiftit në një program televiziv argjentinas. “Icardi duhet t’i japë ish-gruas deri në 70 milionë euro”, ka thënë opinionisti televiziv.

Kësaj i shtohet edhe fakti që Wanda ka kontroll absolut mbi imazhin e Mauritos. Shumica e makinave luksoze dhe pronave të çiftit duhet të përfundojnë gjithashtu në duart e Naras. Në fakt, pasuritë e Ëanda dhe Icardi përfshijnë shtatë makina dhe pesë shtëpi, të ndara midis Italisë dhe Argjentinës.