Mundësitë duhen shfrytëzuar shpejt. Dhe kështu Varese duket se ka vendosur të formulojë një propozim konkret për sulmuesin shqiptar, Sindrit Guri, i lindur në vitin 1993, i cili sezonin e kaluar luajti për Istanbulspor, në Serinë A turke, por aktualisht është lojtar i lirë.
Që nga java e kaluar sulmuesi, i cili mburret edhe me dy paraqitje për kombëtaren shqiptare, i është bashkuar skuadrës italiane. Dukej si diçka kalimtare, pak mikpritje nga ana e Varese, por këtë javë Guri iu bashkua sërish grupit dhe më pas drejtuesit e Vareses vendosën të hidhnin një hap vendimtar drejt tij.
Pasditen e së mërkurës ka pasur një bisedë intensive mes sulmuesit, drejtorit sportiv Raineri dhe pronarit Antonio Rosati. Varese do t'i paraqesë një ofertë Gurit, që do të ishte një goditje e madhe. Dhe kështu ajo që dukej si një sugjerim mund të gjejë konfirmim në realitet.