RTSH Sport Live

Sjellje e papërshtatshme, Red Bull nis hetim për Christian Horner

  • 05/02/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Sjellje e papërshtatshme, Red Bull nis hetim për Christian Horner

Christian Horner nën hetim nga ekipi i tij. Kjo është ajo që zbulohet nga shtypi holandez dhe gjerman.Red Bull Racing ka konfirmuar se ka nisur një hetim të brendshëm ndaj Drejtorit të Ekipit të saj për akuza të rënda për sjellje të papërshtatshme ndaj një anëtari të ekipit.

Red Bull ndërmori veprime të shpejta duke punësuar një ekspert të jashtëm ligjor për të udhëhequr hetimin. “Pas akuzave të fundit që kanë dalë në dritë, kompania ka nisur një hetim të pavarur. Ky proces, i cili tashmë është duke u zhvilluar, po kryhet nga një avokat specialist i jashtëm. Kompania po e merr shumë seriozisht çështjen dhe hetimin, që do të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk do të ishte e përshtatshme për të komentuar më tej në këtë moment", njofton Red Bull.

Episodi nën hetim duket se ka ndodhur në gjatë garave të Kupës Botërore të Skive Alpine në Kitzbuhel (fundjavën e fundit të janarit), ku Horner ( bashkëshorti i ish-Spice Girl Geri Halliwell) merr pjesë rregullisht, ashtu si figura të tjera të shquara si austriaku Toto Wolff dhe CEO i McLaren, Zak Brown.