RTSH Sport Live

Skandal në gjysmë maratonën e Pekinit, tre afrikanë lejojnë të fitojë He Jie

  • 16/04/2024
  • |
  • Evente Sportive
Skandal në gjysmë maratonën e Pekinit, tre afrikanë lejojnë të fitojë He Jie

Gjysmë maratona e Pekinit, e cila u mbajt të dielën e kaluar, përfundoi me fitoren e atletit vendas He Jie. Edhe pse sporti “jeton” me shpirtin e garës duhet thënë se nga pamjet e finishit të kësaj gare rivaliteti i shëndetshëm nuk ekzistonte.

Në metrat e fundit të garës, tri atletë nga Afrika praktikisht i kanë hapur rrugë rivalit vendas. Në video duket qartë se kenianët Robert Keter dhe Uilli Mnangat së bashku me garuesin nga Etiopia, Dezhe Hailu, kanë hequr dorë nga gara dukë i hapur rrugë He Jie.

Pas pamjeve të bëra virale autoritet sportive në Pekin së bashku me organizatorët e eventit kanë hapur një investigim. Për të gjithë nuk është një rastësi se të katër atletët kanë si sponsor teknik një shoqëri të njohur kineze.