Skënderbeu bën surprizën e madhe në javën e 26-të të “Abissnet Superiore” duke mundur Egnatian me rezultatin 1-0. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë nga një penallti e kthyer në gol nga Nikaj.
Skënderbeu bën surprizën e madhe në javën e 26-të të “Abissnet Superiore” duke mundur Egnatian me rezultatin 1-0. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë nga një penallti e kthyer në gol nga Nikaj.
Një dominim i skuadrës korçare në këtë sfidë përballë një skuadre kampione, që çuditërisht në asnjë moment nuk u ngjit në nivelin që jemi mësuar ta shikojmë.
Për Skënderbeun u dëshën dy penallti të akorduara me VAR, vetëm njërën konkretizoi, për të marrë tri pikë që ringjallin shpresat për mbijetesë.
Nga ana tjetër, Egnatia, që ka krijuar një situatë komode në klasifikim, ndalet pas 9 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet.