Humbja përballë Laçit nuk është kapërdirë lehtë në kampin korçar. Skënderbeu po kalon një moment të vështirë (6 javë pa fitore) dhe si pasojë e këtyre rezultateve negative ka zbritur në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit.
Këto rezultate kanë detyruar trajnerin Ivan Gvozdenoviç, që të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij. 46-vjeçari largohet nga drejtimi i skuadrës korçare pas 2 vitesh.
Akoma nuk ka ardhur zyrtarizimi nga ana e drejtuesve të klubit, por RTSH Sport mëson se Skënderbeu po kërkon një trajner të ri, i cili pritet të prezantohet në ditët në vijim.