RTSH Sport Live

Sot, derbi… Partizani B. - Dinamo në RTSH Sport

  • 10/12/2020
  • |
  • Evente Sportive
Sot, derbi… Partizani B. - Dinamo në RTSH Sport
Partizanin B e drejton Dritan Mehmeti që është një ish-dinamovit si lojtar dhe si trajner

Sot zhvillohen dy nga ndeshjet e mbetura të javës së 6-të për Kategorinë e parë në futboll. Sfida më interesante luhet në Kompleksin “Internacional” në Pezë Helmës në orën 13.30, sepse takohen dy ekipe të kryeqytetit. Partizani B pret Dinamon dhe kjo është një ndeshje e veçantë edhe pse bëhet fjalë për ekipin e dytë të “të kuqve”.

Dinamo duket në rrugën e duhur këtë sezon duke mbajtur vendin e tretë në renditje me 10 pikë dhe nj ëfitore sot në derbi do ta ngjiste në vendin e parë. Në fakt, blutë, përveç një barazimi ndaj Veleçikut në transfertë ndeshjet e tjera i kanë fituar, prandaj sot nuk duan të gabojnë. Nga ana tjetër është Partizani B që drejtohet nga Dritan Mehmeti, një ish-dinamovit si lojtar dhe si trajner. “Të kuqtë” fituan javën e kaluar në Shijak ndaj Erzenit ndeshjen e parë në këtë kampionat dhe ndodhen në një vend jo shumë komod  në renditje. Kjo është një ndeshje që do të transmetohet në kanalin sportiv të platformës digjitale të transmetusit publik duke filluar nga ora 13.30. Ndeshja tjetër që luhet sot nga kjo kategori është Elbasani - Flamurtari.