RTSH Sport Live

Spanja, Pau Torres largohet nga grumbullimi

  • 24 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Spanja, Pau Torres largohet nga grumbullimi
Spanja do të dalë në fushë për t'u përballur me Danimarkën dhe Suedinë në Ligën e Kombeve

Probleme në mbrojtje për skuadrën e trajnerit Luis De La Fuente. Spanja do të dalë në fushë për t'u përballur me Danimarkën dhe Suedinë në Ligën e Kombeve. Për këto dy ndeshje spanjollët nuk do të kenë në dispozicion Pau Torres. Në fakt, mbrojtësi i Aston Villas së fundmi u largua nga grumbullimi për t'u kthyer në klubin e tij për shkak të një dëmtimi.

Lojtari ka shfaqur një problem muskulor në ndeshjen e fundit kundër Liverpool-it, por megjithatë ishte thirrur dhe ishte bashkuar me shokët e tij të kombëtares. Torres më pas kreu vizitat e nevojshme të cilat zbuluan një shqetësim të vogël, por që nuk do ta lejonte lojtarin të luante asnjë nga dy ndeshjet e planifikuara. Për këtë arsye u vendos që ai të largohej nga grumbullimi dhe të vazhdojë trajtimin nën urdhërat e Unai Emery.