RTSH Sport Live

Sporti në zi, ndahet nga jeta Ahmet Golemi

  • 15/05/2021
  • |
  • Të tjera
Sporti në zi, ndahet nga jeta Ahmet Golemi
Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare një nga boksierët më të mirë shqiptar, Ahmet Golemi

Sporti shqiptar është në zi, pasi sot është shuar një nga personazhet më të spikatur të tij. Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare një nga boksierët më të mirë shqiptar, Ahmet Golemi. Lajmin e bënë të ditur përmes rrjeteve sociale familjarët e tij.

Ahmet Golemi është shpallur 5 herë kampion i peshës së tij në vendin tonë. Ai do mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë në në boks derisa regjimi i asaj kohe e ndaloi si sport, por edhe për dënimin e paprecedentë të bërë në kohën e komunizmit për agjitacion dhe propagandë. Ahmet Golemi ishte nga ata që u ndëshkua dhe u burgos ndër të tjera, sepse festoi një nga fitoret legjendare të Kasiut Kleit, atë kundër Xhorxh Formanit në 1974, në Kinshasa të Kongos.

Në vitin 1979 ai u dënua me 5 vite në burg. Pas viteve 90′ ai kujtohet për komentimin e ndeshjeve të boksit dhe zërin e tij kumbues, duke qenë padyshim më i mirë i boksit në vend, duke merituar çmimin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës.