RTSH Sport Live

Starova kritik: Partizani gabon shumë

  • 14/11/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Starova kritik: Partizani gabon shumë
Sulejman Starova, ish-lojtar dhe trajner i të kuqve

“Gabojnë shumë para porte, aq sa e vënë në diskutim rezultatin”. Kështu mendon Sulejman Starova, një ish i skuadrës së Partizanit, i ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH. Në fokus ndeshja e fundit e të kuqve, fituar 2-1 në shtëpinë e re përballë Bylisit. Krahas fjalëve të mira për kompleksin e ri, Starova nuk u kursye aspak për të treguar mangësitë, gjithmonë sipas tij, që ka shfaqur skuadra.

“Partizani është një skuadër e vrullshme dhe këtë e tregoi. Ka udhëhequr pjesën më të madhe të kohës, por nuk ka shumë ekuilibër. Luan shpejtë, por bën shumë gabime. Humbasin shumë raste, aq sa vënë në diskutim rezultatin. Shikoj dhe shenja egoizmi nga rrjedha joprofesionale e skuadrës: nuk ka grumbullim, nuk ka hotel, kështu lojtarët qëndrojnë pak me njëri tjetrin. Partizani është një skuadër e re dhe do kohën e vet, por ka mundësinë për të dalë kampion”.

“Katër lojtarë të Partizanit në Kombëtare? Janë por duhet të luajnë. Sa të gatshëm janë të luajnë, sepse konkurenca është shumë e madhe”.

Përsa i përket largimeve dhe afrimeve që kanë bërë skuadrat e Superligës në merkaton e verës, Starova u ndal tek një emër: “Tirana është shembulli më i mirë i lëvizjeve. Ka shitur lojtarë të mirë, që janë larguar jashtë dhe më pas ka marrë lojtarë të mire”.

Teuta dhe Erzeni – “Të flasësh për Teutën duhet të flasësh dhe për kundërshtarin, sepse u ndesh me një skuadër që ndodhet në vendet e para”.

“Egnatia? Ka 4 apo 5 lojtarë që e veshin fanellën e Partizanit apo të Tiranës menjëherë. Është skuadra që ka pësuar më pak”.