RTSH Sport Live

Statistikat, Haland me të mëdhatë vlen… gjysmë

  • 18/04/2024
  • |
  • Angli
Statistikat, Haland me të mëdhatë vlen… gjysmë

Haland është një problem për Sitin edhe pse ka shënuar shumë gola. Sulmuesi norvegjez ka rrealizuar 83 gola në 92 takime me fanellën e Sitit pra ka një mesatare 0.9 gola për ndeshje.

Përballë skuadrave të mëdha ka shënuar 16 gola në 32 ndeshje ndërsa përballë skuadrave të vogla ka shënuar 67 gola në 60 ndeshje. Mesatarja e golave të shënuar në ndeshjet e mëdha nga Haland është 0.5 ndërsa në ndeshjet përballë skuadrave të vogla kjo shifër është 1.12.

Në sezonin e parë Haland shënoi 52 gola në 53 ndeshje. Në Premier League i ka shënuar tre gola në një ndeshje përballë Junajtidit dhe nga një gol në të dy ndeshjet me Totenham dhe Arsenal. Në Champions i ka shënuar Dortmundit si dhe në dy ndeshjet përballë Bajernit.

Në sezonin aktual Haland ka shënuar 31 gola në 39 ndeshje. Në Premier i ka shënuar tre gola në dy ndeshje Junajtidit, një dygolësh përballë Çelsit dhe një gol Liverpulit. Në Champions e vetmja skuadër e madhe, e cila ka sfiduar Sitin ishte Reali ndërsa Haland në dy takime nuk I ka shënuar asnjë gol.