RTSH Sport Live

Steven Zhang rrezikon 3 muaj burg

  • 04/02/2023
  • |
  • Itali
Steven Zhang rrezikon 3 muaj burg

Telashe për presidentin e Interit Steven Zhang. Sipas asaj që raporton “Calcio e Finanza”, presidenti i Interit mund të rrezikojë deri në tre muaj burg për shkak të një borxhi të papaguar prej mbi 300 milionë eurosh ndaj një banke aziatike. 

Në këtë drejtim, kreditorët kanë nisur disa procese giyqësore kundër Zhang. Një në Shtetet e Bashkuara, një në Milano dhe dy në Hong Kong, ku gjyqtarët vendosën fillimisht në favor të kreditorëve.

Pas kërkesës së parë për giykim, presidenti i zikaltërve do të duhet të dalë në gjykatë më 13 mars, si pjesë e një procesi të quajtur ekzaminimi i debitorit. Në këtë rast Zhang do të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi borxhet e tij dhe për të kuptuar se si do të shlyejë borxhin mbi 300 milionë euro, siç parashikohet në vendimin e dhënë më parë.

Sipas precedentëve të cituar nga kreditoret, rreziku do të përkthehej në mundësi burgimi deri në tre muaj. Një skenar që mund të materializohet nëse Giykata konstaton se presidenti i Interit ka fshehur pasuri për të shmangur pagesën e borxhit ose ka refuzuar vullnetarisht t'i përgjigiet çdo pyetjeje. 

Për më tepër, kreditorët mund mund të marrin aksionet e klubit zikalter në pronësi të Zhang. Seanca e parë në kryegytetin lombard është caktuar për datën 8 mars në orën 10:00.