RTSH Sport Live

Super Barcelona me Lewa dhe Depay

  • 17/09/2022
  • |
  • Spanjë
Super Barcelona me Lewa dhe Depay
Katalanasit për momentin në vend të parë falë fitores 3-0 ndaj Elche

Vazhdon momenti i shkëlqyer i Barcelonës duke kaluar përkohësisht në vend të parë në klasifikim, në pritje të Real Madridin në fushë nesër në orën 21:00 në derbin ndaj Atletico-s. Kriza e zezë për Elche, e fundit me vetëm një pikë të fituar. Nga ana tjetër, janë 16 pikë për katalanasit, të cilët e mbyllin praktikisht dneshjen që në pjesën e parë.

Kartoni I kuq për Verdu në minutën e 14-të hapi rrugën për djemtë e Xavi-t: avantazhi me Leëandoëski në minutën e 34-të dhe më pas dyfishimi i Depay në minutën e 41-të. Në fund të pjesës së parë ka vend edhe për anulimin e golit të Pedrit, ndërkohë që Leëandoëski firmosi për 3-0 në fillimin e pjesës së dytë. Me tre gola përpara dhe një lojtar më shumë, Barcelona arrin lehtësisht deri në fund.