RTSH Sport Live

Superiore: Përfundon java e 32-të, Egnatia siguron matematikisht “Final Four”

  • 21/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Superiore: Përfundon java e 32-të, Egnatia siguron matematikisht “Final Four”

Ka përfunduar java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Egnatia falë fitores në ndeshjen e sotme ndaj Laçit në transfertë me rezultatin 2-1 siguroi matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”.

Partizani ka fituar derbin kundër Dinamos në “Arenën e Demave”. Të kuqtë u rikthyen te fitorja në kampionat pasi fituan 2-0 përballë skuadrës së Mehmetit, që del jashtë katërshes së parë pas kësaj humbjeje.

Ndërsa në “Niko Dovana” takimi Teuta – Vllaznia përfundoi në barazim pa gola 0-0. Dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Shkodranët mbeten në vendin e dytë, tashmë një pikë larg Partizanit. Ndërsa durrsakët marrin një pikë të çmuar në luftën për mbijetesë.

Të premten fituan në takimet e tyre edhe Tirana e Skënderbeu. Bardheblutë triumfuan ndaj Erzenit në “Elbasan Arena” 2-0. Ndërsa Skënderbeu fitoi në “Kukës Arena” 2-0.

Vetëm matematika mban në Superiore Kukësin, por edhe për Erzenin duket shumë e vështirë mbijetesa mes më të mirave të Shqipërisë, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit.