Raundi i 16-të i kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e sotme me dy ndeshjet e luajtura Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Tirana.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, u mbyll në barazimin 1-1. Edhe në takimin tjetër të luajtur sot, Skënderbeu barazoi në shtëpi me rezultatin 0-0 me Tiranën.
Sakaq, të mërkurën u luajtën edhe tre sfidat e tjera të javës së 16-të. Dinamo City mposhti 3-2 Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi”. Elbasani triumfoi në shtëpi ndaj Bylisit, duke fituar me shifrat 3-1, ndërsa ndeshja Teuta – Laçi u nda në barazimin 1-1.
Pas përfundimit të javës së 16-të, është ekipi i Partizanit ai që vazhdon të kryesojë kampionatin “Abissnet Superiore”, ndërsa në vendin e dytë është ngjitur Dinamo City, që ka 27 pikë, po aq sa Egnatia e vendit të tretë.