RTSH Sport Live

Superkupa e Italisë 2025, sërish në Arabinë Saudite në formatin “Final 4”

  • 29/03/2024
  • |
  • Itali
Superkupa e Italisë 2025, sërish në Arabinë Saudite në formatin “Final 4”

Tani është edhe zyrtare: Superkupa e radhës e Italisë do të luhet sërish në Arabinë Saudite dhe gjithmonë me formatin “Final Four”.

Do të jenë katër klube që do të garojnë për trofeun e ngritur në qiell nga Interi në edicionin e kaluar.

Vendimi erdhi pas asamblesë së Lega Serie A që u zhvillua këtë mëngjes: periudha e zgjedhur është janari 2025, me dy gjysmëfinalet dhe më pas finalen e madhe.