RTSH Sport Live

Italia mund të ketë 6 skuadra në Champions

  • 27/04/2024
  • |
  • Itali
Italia mund të ketë 6 skuadra në Champions
Paraqitja e ekipeve të Serisë A mund të jetë asist për Napolin, Lazion dhe Fiorentinën

Italia mund të ketë 6 skuadra në Champions League nëse Roma ose Atalanta fitojnë Europa League. Paraqitja pozitive e ekipeve të Serisë A ndihmon 3 skuadra që të kualifikohen vitin e ardhshëm si Napoli, Lazio ose Fiorentina

Italia ka siguruar matematikisht nje vend extra ne Champions League-n e re që do të jetë me një format prej 36 skuadrash. Vitin e ardhshëm Italia mund të ketë 6 skuadra në Champions sipas të përditshmes italiane, Corriere dello Sport . Në bazë të pyetjes se kush kualifikohet në Champions nëse Roma ose Atalanta e fitojnë Europa League-n duke mbajtur një pozicion në kampionat që ja siguron sidoqoftë një vend në Champions, UEFA është përgjigjur se mundet që të kualifikohet njëra mes Napolit, Lazios apo Fiorentines.

Kjo është përgjigja zyrtare që vjen nga Nioni në Zvicër ku UEFA ka selinë e saj. Nëse njëri mes De Rosit apo Gasperinit do të triumfojë në finalen e Dublinit me 22 maj dhe do ta mbyllë kampionatin në vend të 5-të, atëherë do t’i lejojë vendit të 6 në renditjen e Serisë A të kualifikohet. Italia do të ketë 4 vende nga kampionati , 1 nga Europa Leagues dhe një nga renditja e UEFA-s.

Skuadrat italiane të parashikuara për të luajtur në kupat e evropës janë 8, që do të thotë nëse do të jenë 6 në champions mund të ketë vetëm një në Europa League dhe një në Conference League. Por është edhe mundësia për të patur 9 skuadra në Evropë ose edhe 10. Për të shkuar deri tek skuadra e 10 duhet që dy italiane të fitojnë në Evropë, ndërsa për të paur 9 skuadra duhet që Fiorentina të fitojë Conference League  duke qëndruar jashtë 8 të parave në renditjen e Serisë A.