RTSH Sport Live

Superkupa e Italisë, Milan-Inter më 18 janar

  • 23/11/2022
  • |
  • Itali
Superkupa e Italisë, Milan-Inter më 18 janar
Derbi do të zhvillohet në stadiumin ndërkombëtar King Fahd në Riad

Superkupa e Italisë 2022/2023 mes Milanit dhe Interit do të luhet më 18 janar, në orën 20:00. Njoftimi zyrtar erdhi pasi Arabisë Saudite iu besua edicioni i tridhjetë e pestë i trofeut me derbin e Milanos, i cili do të zhvillohet në stadiumin ndërkombëtar King Fahd në Riad. Sfida për Superkupën do të zhvillohet në kalendarin mes javës së 18 dhe 19 të Serisë A.

Nëse në fund të nëntëdhjetë minutave rezultati është i barabartë, ndeshja përfshin dy periudha shtesë përpara gjuajtjeve të penalltive, nëse do të jenë të nevojshme.

Në fund të kohës shtesë nuk do të jetë e mundur të bëhen zëvendësime të mbetura, me përjashtimin e vetëm të portierit, nëse ai nuk mund të vazhdojë. Çdo klub do të duhet të dorëzojë një listë me 26 lojtarë.