RTSH Sport Live

Superkupa e Spanjës, Barcelona shkatërron Realin

  • 12/01/2025
  • |
  • Spanjë
Superkupa e Spanjës, Barcelona shkatërron Realin
Katalanasit dominojnë dhe më pas rezistojnë me një lojtar më pak për një fitore 5-2

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës. Në Jeddah, katalanasit mposhtën Real Madridin me rezultatin 5-2. Mbappé (5') zhbllokoi ndeshjen, por të besuarit e Flick përmbysën gjithçka me Yamal (22'), Leëandoëski (penallti në minutën e 36-të), Raphinha (39') dhe Baldé (në kohën shtesë në pjesën e parë).

Raphinha kompletoi dygolëshin në minutën e 48-të, më pas Szczesny 56’ përjashtohet dhe Rodrygo shkurton diferencën në minutën e 60-të. Blancos, megjithatë, nuk ishin në gjendje të rihapnin ndeshjen. Ky është titulli i pesëmbëdhjetë për klubin katalanas.