RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës, Ballkani përforcon vendin e parë

  • 30/11/2020
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës, Ballkani përforcon vendin e parë
Skuadra nga Suhareka kaloi 2-1 Arbërinë, humbet sërish Bledar Devolli

Ballkani përforcon kreun e klasifikimit në Superligën e Kosovës, që ka mbyllur javën e 13 me dy ndeshje të zhvilluara ditën e sotme. Skuadra nga Suhareka kaloi me rezultatin e ngushtë 2-1 Arbërinë në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi falë golave të Blendi Baftiut dhe Mirlind Dakut. Ky sukses e ngjit Ballkanin në vendin e parë me 35 pikë, 5 më shumë se Drita që gjithsesi e mbylli këtë javë me një sukses të rëndësishëm, atë ndaj Gjilanit në derbi me rezultatin 3-2. Kampionët në fuqi mbeten në ndjekje të Ballkanit që pas 13 javëve të para ka treguar se mund të rivalizojë si i barabartë me të gjithë pretendentët e këtij sezoni. Situata nuk është aspak e mirë për Drenicën e drejtuar nga Bledar Devolli që regjistron një tjetër disfatë, këtë herë në shtëpi ndaj Llapit me rezultatin 1-0. Kjo është ndeshja e dytë e trajnerit gjirokastrit në stolin e skuadrës nga Skënderaj. Java e 13 pati protagoniste edhe Prishtinën që dominoi 2-0 Besën në Pejë. Verdhezinjtë mbyllin klasifikimin me vetëm 6 pikë ndërsa kryeqytetasit ngjiten në vendin e tretë duke ruajtur kontaktet me dy skuadrat e para edhe pse diferenca me Ballkanin është stampuar në +11 dhe do të jetë shumë e vështirë që skuadra më e titulluar në Kosovë të rikthehet në lojë për titullin. Fitore të pastër 2-0 arriti edhe Ferronikeli që kaloi pa shumë vështirësi Trepca 89. Skuadra nga Drenasi iu fal golave të Simonovskit dhe Maliqit për të marrë 3 pikë të vyera në këtë përballje shumë delikate.

SUPERLIGA E KOSOVES

REZULTATET

JAVA 15

(28/11/2020-30/11/2020)

BESA-PRISHTINA 0-2

FERONIKELI-TREPÇA ’89 2-0

GJILANI-DRITA 2-3

DRENICA-LLAPI 0-1

BALLKANI-ARBËRIA 2-1

 

RENDITJA

#

Skuadrat

Nd

F

B

H

GOLAT

+/-

P

 

KF Ballkani

14

11

2

1

39:17

22

35

 

FC Drita 

13

9

3

1

22:10

12

30

 

FC Prishtina

14

7

3

4

20:10

10

24

 

SC Gjilani

14

6

5

3

12:9

3

23

 

KF Feronikeli

15

4

7

4

17:13

4

19

 

KF Drenica

15

5

3

7

11:21

-10

18

 

KF Arbëria

15

5

2

8

14:17

-3

17

 

KF Trepca 89

15

5

2

8

16:25

-9

17

 

FC Llapi

14

3

2

9

14:19

-5

11

10 

 

FC Besa

15

1

3

11

12:36

-24

6