RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës: Feronikeli befason Llapin, Dukagjini barazon me Gjilanin

  • 12/09/2021
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës: Feronikeli befason Llapin, Dukagjini barazon me Gjilanin
Janë luajtur dy ndeshjet që mbyllën javën e tretë në Superligën e Kosovës

Janë luajtur sot dy sfidat e fundit të javës së tretë në Superligën e Kosovës ku bie në sy fitorja e Feronikelit në fushën e Llapit. Skuadra nga Drenasi arriti të triumfojë me rezultatin 2-0, që është dhe suksesi i parë në këtë sezon të ri, ndërsa për Llapin kjo është humbja e parë pas dy barazimeve. Golat për Feronikelin u shënuan nga Gashi 45’ dhe Prokshi 64’. Gashi, në fundin e takimit arriti të realizojë dhe një tjetër gol, por që u anullua pas sinjalizimit të VAR për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, Dukagjini ka arritur të rrëmbejë një barazim 0-0 në fushën e Gjilanit, skuadër e cila ishte konsideruar si favorite në këtë sfidë. Të dyja skuadrat krijuan disa mundësi shënimi, më afër golit ishin vendasit që u ndalën nga shtylla. Në fund gjithçka u mbyll në barazim 0-0.