RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës: surprizon Prishtina, mund Ballkanin

  • 04/04/2021
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës: surprizon Prishtina, mund Ballkanin
Java e 27-të: Prishtina fiton 1-0 në shtëpinë e Ballkanit, Feronikeli ka mundur 4-0 Llapin

Superliga e Kosovës ka zbritur sot në fushën e lojës me dy sfida, ku sigurisht e gjithë vëmendja ishte e  përqëndruar në sfidën mes Ballkanit dhe Prishtinës, për vetë pozitat e dy skuadrave në tabelën e klasifikimit. Kryeqytetasit kanë arritur të triumfojnë në këtë sfidë me rezultatin 1-0. Gjithçka është vendosur në minutën e 35-të të sfidës, kur Thaqi ka shkaktuar një autogol duke ndëshkuar Ballkanin.

Për Prishtinën kjo është fitorja e shtatë si udhëtuese në këtë kampionat, ndërsa Ballkani pësoi disfatën e dytë në shtëpi, është mposhtur edhe nga Gjilani. Bardhekaltrit janë të pozicionuar në vendin e tretë në klasifikim me 54 pikë, një më pak se Ballkani i vendit të dytë.

Në sfidën tjetër, Feronikeli ka arritur një fitore bindëse ndaj Llapit me rezultatin 4-0. Për skuadrën nga Drenasi shënuan Milickovq(dopietë), Simonovski dhe Dabiqaj. Kjo fitore e vendos Feronikelin në vendin e pestë me 34 pikë, një më shumë se Llapi i vendit të gjashtë.