RTSH Sport Live

Suso bën Sevilla-n të fluturojë

  • 19/01/2021
  • |
  • Spanjë
Suso bën Sevilla-n të fluturojë
Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Lopetegui është ngjitur në vendin e katërt në klasifikim

Sukses shumë i rëndësishëm për Sevillan, e cila pushtoi fushën e Alaves në ndeshjen e ditës së nëntëmbëdhjetë të LaLiga. Skuadra e Lopetegui fitoi 2-1: En-Nesyri i zakonshëm hapi sfidën pas tre minutash lojë,  por goli i barazimit, më autor Mendez, mbërriti shumë shpejtë, në minutën e 12-të.

Goli vendimtar (i bukur) u nënshkrua nga ish-lojtari i Milanit, Suso, pasi ishte mbushur gjysmë ore lojë. Më pas, praktikisht, asgjë nuk ndodhi deri në minutën e 83-të, kur goli 3-1 i nënshkruar nga Navarro u anulua me VAR.

Dhe nuk mbaron këtu, sepse në minutën e 91-të Joselu humbet penalltinë, që mund të kishte vendosur barazimin 2-2.

Me këto tre pikë, andaluzianët ngrihen në 33, në vendin e katërt në renditje (një pikë pas Barça dhe 4 nga Real), ndërsa Alaves mbetet në 18, në betejën e plotë për shpëtim.