RTSH Sport Live

Suzuka, Red Bull dominon provat zyrtare

  • 06/04/2024
  • |
  • Formula 1
Suzuka, Red Bull dominon provat zyrtare

Maks Fershtapen dhe Serxho Perez do të nisen nesër respektivisht nga vendi i parë dhe i dytë në Çmimin e Madh të Japonisë. Pilotët e Red Bull përshkruan cirkuitin e Suzukës më shpejt se të tjerët duke dhënë kohë mjaft të mira (1:28.197 dhe 1:28.263).

Për holandezin bëhet fjalë për pole position e 36 në karrierë dhe të 4-in sezonal. Për veturën Red Bull është pole position i 99 në histori. 

Vendi i tretë në start do të jetë për Lando Norris. Piloti i McLaren përshkroi cirkuitin me kohën 1:28.489. Ndërsa në vendin e katërt u rendit piloti spanjoll i Ferrar-it, Karlos Sainz (1:28.682), i cili la pas Aston Martin të Alonso-s (1:28.686).