RTSH Sport Live

Tebogo “i artë”, ditë feste zyrtare në Botsvana

  • 09/08/2024
  • |
  • Paris 2024
Tebogo “i artë”, ditë feste zyrtare në Botsvana

Një pasdite pushim total është dekretuar sot në Botsvana për të festuar titullin Kampion Olimpik të atletit të garave të shpejtësitë Letsile Tebogo. I pari atlet afrikan që fitoi garën e 200 metrave në edicionet e Lojërave Olimpike dhe kjo gjë ndodhi pikërisht në Paris në edicionin e 33-të.

Presidenti i Botsvanës, Mokguetsi Mazizi, ka përshëndetur Tebogon, ndërsa e ka cilësuar atë si “nderin e Botsvanës”. Madje paraqitja e tij në Paris do të hyjë në analet e historisë së Botsvanës, kurse presidenti Mazizi ka thënë që një pasdite e lirë për të gjithë popullin ka qenë një vendim i drejtë dhe nderimi për Tebogon, sepse vetëm kështu mund të festohet rezultati i arritur të enjten në mbrëmje në “Stade de France”.

Gara fituese e të riut 21-vjeçar me kohën 19”46, që është rekord dhe për Afrikën, përpara amerikanit Bednarek (19”62) dhe Lailes (19”70) ka rritur entuziazmin e vendit, që nuk e mendonte një medalje të artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.