RTSH Sport Live

Ten Hag konfirmon Cristiano Ronaldon: Është pjesë e projektit

  • 31/08/2022
  • |
  • Angli
Ten Hag konfirmon Cristiano Ronaldon: Është pjesë e projektit
Trajneri i Djajve të Kuq në konferencën për shtyp: “Skuadra do të qëndrojë kështu deri në janar”

“Dritarja e transferimeve do të përfundojë kështu, me nënshkrimin e Dubravkës. Duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm, por do të shkojmë nga shtatori në janar me këtë skuadër. Në sulm na duhej të forconim skuadrën”. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Premier League kundër Leicesterit, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ‘konfirmon’ Cristiano Ronaldon, i cili është afruar me Napolin dhe Sportingun e Lisbonës në javët e fundit: “Është e qartë se ai është pjesë e projektit. Duhen lojtarë cilësorë për të gjitha ndeshjet e sezonit”.

Pas një vere të kaluar në faqet e para të gazetave të gjysmës së Europës, me kombinimet e top skuadrave të shumta të kontinentit të vjetër, nga Interi dhe Milani, te Napoli apo rikthimi romantik te Juve, duke kaluar nga Chelsea, City, Psg, Bayern, Dortmund, Olympique Marseille dhe Sporting Lisbonës, Cristiano Ronaldo ishte kryefjalë edhe për mosgrumbullimin me pjesën tjetër të skuadrës në turin e verës në Azi.

Në katër ndeshjet e para zyrtare të sezonit të ri, kampioni portugez e nisi vetëm në një, me 90 minuta të luajtura ndaj Brentfordit. Në pjesën tjetër ai grumbulloi 37' kundër Brighton, vetëm 4' kundër Liverpool dhe 22' kundër Southampton.