RTSH Sport Live

Tenis, Carlos Alcaraz është “Mbreti” i ri i Parisit

  • 09/06/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Tenis, Carlos Alcaraz është “Mbreti” i ri i Parisit

Carlos Alcaraz është Mbreti i ri i Parisit! Spanjolli fiton Roland Garros 2024 duke mposhtur Sascha Zverev në finale me rezultatin 3-2 (6-3, 2-6, 5-7, 6-1, 6-2) në një sfidë që zgjati më shumë se katër orë.

Një betejë e jashtëzakonshme sportive, e fituar në distancë nga Carlitos, i cili - siç ndodhi në gjysmëfinale me Sinner - rikuperoi pasi e pa veten në disavantazh 2-1 pas setit të tretë.

Spanjolli ishte më i kthjellët në dy setet e fundit, me Zverev që pagoi gati 20 orë lojë para finales. Për Alcaraz është Slami i tretë në karrierën e tij.