RTSH Sport Live

Tërmeti në Turqi dhe Siri, Vllaznia tregon shifrën e dhuruar

  • 16/02/2023
  • |
  • Të tjera
Tërmeti në Turqi dhe Siri, Vllaznia tregon shifrën e dhuruar

Klubi i Vllaznisë shfrytëzoi “klasiken” me Tiranën për të bërë një gjest bujar pasi premtoi se të gjithë shifrën që do të përfitonte nga shitja e biletave do të shkonin për të ndihmë në Turqi dhe Siri pas tërmetit të fuqishëm që goditi këto dy shtete disa ditë më parë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi shkodran tregon se ka realizuar transferimin e të gjithave të ardhurat që u fituan drejt dy shteteve të prekura. Flasim për një shifër që shkon në 15.300 euro. Gjithashtu Vllaznia falënderon tifozët e saj për solidaritetin e treguar.

Mbi këtë iniciativë ka folur edhe vete presidenti i klubit, Alban Xhaferi, i cili gjatë emisionit "Rubrika Sportive" në RTSH zbuloi detaje rreth nismës.