RTSH Sport Live

Teuta, ambicje kampionësh

  • 17/11/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Teuta, ambicje kampionësh
Albin Peposhi dhe Regis Lasku kërkojnë t’i ngjajnë Zelimkan Abakarovit

Teuta e trajneri Sinan Trimi është duke u përgatitur intensivisht për Kampionatin Kombëtar të mundjes për moshën deri në 15 dhe 17 vjeç. Kamera e Radio Televizionit Shqiptar ka qenë e pranishme në një nga seancat stërvitore të ekipit të mundjes durrsake. Sportistë me ambicie e me shumë talent, por që kanë dhe idhujt e tyre.

Kemi kohë që bëjmë stërvitje me profesor Sinanin nga dy orë në ditë. Po përgatitemi për kampionatin U-17, U-20 dhe kampionatin e të rriturve. Kam një moshë që më lejohet të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet edhe me të rriturit.  Deri më tani kam dalë kampion me të rinjtë, U-20, kjo në Kupën e Shqipërisë që u zhvillua në maj dhe tani po përgatitemi për kampionatet e ardhshme", thotë Peposhi

Po në të njëjtin ritëm me Peposhin është edhe Regis Lasku, që kërkon të sjellë të tjerë trofe kombëtar në Durrës për mundjen.

"Përgatitja ka shkuar shumë mirë. Jemi stërvitur shumë fort dy herë në ditë kjo me qëllimin për të dalë në vendin e parë. Duhet të vazhdojmë të përgatitemi fort dhe të bëjmë stërvitje dy herë në ditë që t'ia dalim. Shumë e vështirë është, por shpresoj që një ditë do të më shpërblehet gjithë ky mund", shpjegon Lasku

Mundja durrsake prej vitesh ka prodhuar kampionë, kurse Peposhi dhe Lasku kërkojnë t’i ngjajnë Zelimkan Abakarovit.