RTSH Sport Live

Tifozët e Wolverhampton “poshtërojnë” trajnerin e Liverpool

  • 05/02/2023
  • |
  • Angli
Tifozët e Wolverhampton “poshtërojnë” trajnerin e Liverpool
‘Reds’ shemben në stadiumin ‘Molineux’, paralajmërohet trajnerin gjerman

Liverpool në konfuzion total. Rezultati i pastër 3-0 i pësuar në 'Molineux Stadium' ndaj vendasve të Wolverhampton-it, vërteton gjendjen e krizës së skuadrës së Jurgen Klopp, të zbritur në mesin e tabelës në Premier League dhe të mbërthyer nga tri humbjet larg Anfield. Një udhërrëfyes deficiti për trajnerin gjerman, në shënjestër të tifozëve vendas.

Tifozëria vendase, kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën e Lopeteguit, këndoi në kor dedikuar trajnerit të 'Reds' gjatë pjesës së dytë: "Do të të shkarkojnë nesër në mëngjes", bënë shaka tifozët e 'Molineux' për disa minuta' pas suksesit të pastër. Në fund të ndeshjes, vetë Klopp pranoi se situata e Liverpool-it është e “papranueshme” dhe se problemet e ekipit të tij janë “të shumta”.