RTSH Sport Live

Tirana barazon në Ballsh, Bylis një merr pikë mbijetese

  • 18/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana barazon në Ballsh, Bylis një merr pikë mbijetese

Tirana ka barazuar 1-1 vetëm në frymën e fundit një ndeshje, e cila në letër ishte e vështirë por jo e pamundur për tu fituar. Kampionët në fuqi humbin dy pikë, duke i dhënë kështu mundësi Partizanit që në rast triumfi të kalojë në vendin e parë.

Nga ana tjetër për ekipin e Bylis ky barazim vlen shumë pasi qëndron në kontakt me vendin e tertë nga fundi, pozicion ky që i garanton ndeshje play-out për tu konfirmuar edhe vitin që vjen mes ekipeve më të mira të Shqipërisë.

Sa i përket kronikës mallakastriotët ishin pranë 3 pikëve, por në minutën e 90-të, sulmuesi Hasani i mohoi fitoren vendasve. Edhe pse minutat shtesë ishin mjaft emocionuese, në fund të ekipet ndanë nga 1 pikë. Pas kësaj ndeshje, bardheblutë mbeten në vendin e parë me 44 pikë, ndërsa Bylis në vendin e parafundit me 28 pikë

BYLIS 1-1 TIRANA

65′ Eskuerdinja / 90′ (ag) Damçevski