RTSH Sport Live

Tirana dhe Vllaznia, kampionët e atletikës

  • 21/05/2021
  • |
  • Të tjera
Tirana dhe Vllaznia, kampionët e atletikës
Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj sportistët më të mirë të aktivitetit kombëtar

Tirana për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë kampionët e atletikës shqiptare për vitin 2021, ndërsa mbrëmja e së premtes në “Elbasan Arena” ka ulur siparin e veprimtarisë më të madhe kombëtare për mbretëreshën e sporteve. E po kështu Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj ishin sportistët më të mire.

Pritej me shumë emocion gara e 200 metrave për meshkuj, edhe sepse një ditë më parë trajneri i Franko Burrajt, Bruno Rrotani, kishte shpallur objektivin për rekord të ri kombëtar. Por vetëm 21”61, ndërsa Burraj duket se ka qenë më i kënaqur me këtë kohë, ndryshe nga 400 metra një ditë më parë.

Tanimë atletika shqiptare është vetëm për gara ndërkombëtare, atje ku objektivi kryesor janë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, sidomos me Luiza Gegën.