RTSH Sport Live

Tirana eliminohet në UEFA Futsal Cup

  • 25/11/2020
  • |
  • Evente Sportive
Tirana eliminohet në UEFA Futsal Cup
Bardheblutë janë dorëzuar përballë Prishtinës, e cila ka fituar pastër 3-0

Tirana në futboll salle nuk ia ka dalë dot në raundin paraeleminator të UEFA FUTSAL CUP. Mbrëmjen e së mërkurës, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit të Prishtinës, bardheblutë, të cilët janë pranuar në këtë kompeticion si kampion të sezonit të kaluar për Shqipërinë, janë dorëzuar përballë Prishtinës. Mungesa e kampionatit prej më shumë se sa një viti, apo dhe e ndeshjeve miqësore, ndërsa në vendin tonë Pallatet e Sportit janë të mbyllura për shkak të Pandemisë Covid-19, ka ndikuar tek Tirana, e cila është munduar të bëjë rezistencë. Prishtina ka kaluar në avantazh me anë të Dervishajt në të 10’. Rrapi, një ndër më të mirët e Tiranës, ka penguar kosovarët në thellimin e rezultatit. Mirëpo nuk ka mundur ta bëjë dot gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë Prishtina do të shënonte fillimisht me Rukovcin në të 25’ e më pas përsëri me Dervishajn në të 34’ dhe përfundimisht 3-0. Kësisoj Prishtina vazhdon më tej në Uefa Futsal Cup, kurse Tirana do të duhet të presë rrifillimin e aktivitetit për të rritur nivelin e saj.