Tirana ka bërë një tjetër goditje në merkato, duke siguruar një sulmues. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin finlandez, Tim Väyrynen, i cili ka lënë HJK Helsinki për tu bashkuar me kampionët bardheblu. Siç bëhet e ditur nga “tuttomercatoweb”, kryeqytetasit kanë arritur të fitojnë konkurencën me skuadra si Ascoli e Entella, duke i ofruar finlandezit një kontratë për 1 vit e gjysmë.
NJOFTIMI I TIRANËS
Mirësevjen Tim Väyrynen!
KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të Janarit. Tim Väyrynen ka qënë një ndër emrat me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve. Ai firmosi sot duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tirana. Sulmuesi 27 vjecar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysëm. Një emër i njohur për kampionatin Finlandez dhe pjesë e Kombëtares Finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’ju bashkuar klubit më të madh Shqiptar.