RTSH Sport Live

Tirana përmbys Skënderbeun, Prengaj vulos fitoren e parë në kampionat

  • 29/09/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana përmbys Skënderbeun, Prengaj vulos fitoren e parë në kampionat

7 javë pritje për një fitore. Tirana vuan përballë Skënderbeut, por arrin të fitojë me përmbysje 2-1, duke marrë trepikëshin e parë në Abissnet Superiore për këtë sezon. Fatmir Prengaj është heroi i bardhebluve përballë korçarëve me dy golat e shënuar në pjesën e dytë.

Pas 6 barazimeve radhazi, Tirana provon shijen e fitores në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Skënderbeu mbyll pjesën e parë në avantazh, falë golit të shënuar nga Rashica nga pika e bardhë e penalltisë. Tirana reagon në pjesën e dytë me Prengajn që fillimisht barazon shifrat dhe më pas shënon edhe golin e fitores së shumëpritur. Ndalet Skënderbeu, që pas kësaj humbjeje kalohet në renditje nga Tirana e Shkëmbit.