RTSH Sport Live

Tirana viziton Kukësin, Partizani pret Egnatian

  • 18/09/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana viziton Kukësin, Partizani pret Egnatian

Duelet Kukësi-Tirana dhe Partizani-Egnatia janë ndeshjet në program për tu luajtur ditën e sotme. Java e katërt e “Abissnet Superiore” nis me duelin që do të mbahet në “Kukësi Arena” në orën 16:00.

Për ekipin vendas do të jetë një ndeshje shumë domethënëse pasi të besuarit e Stavri Nicës ende nuk kanë shijuar fitoren e parë. Ndërkohë bardheblutë nga ana tjetër vijnë si kryeses me 7 pikë pas 3 ndeshjesh dhe në “Kukës Arena”. Sa i përket mungesave në këtë duel pritet rikthimi i Hoxhallarit.

Në orën 18:30 do të jetë radha e Partizanit për të kërkuar 3 pikët, teksa përballë do të ketë një skuadër aspak për t’u nënvlerësuar, Egnatian. Një takim që përplas “kokë më kokë” dy ekipet që janë të etur vetëm për rezultat pozitiv. Rrogozhinasit kanë 6 pikë në 3 ndeshje, ndërsa nga ana tjetër demat kanë grumbulluar 4 pikë në dy sfida. Kujtojmë se kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.