RTSH Sport Live

Titulli vendoset nga strategjia

  • 25/11/2021
  • |
  • Formula 1
Titulli vendoset nga strategjia
Janë drejtuesit e dy skuadrave, Red Bull dhe Mercedes, ata që do t’u krijojnë kushtet e duhura pilotëve të tyre, Verstappen dhe Hamilton, për të shkuar drejt titullit.

Në teori Verstappen mund të fitojë Botërorin që në garën e Arabisë Saudite, nëse Hamilton do të pësojë ndonjë aksident, por kjo nuk do të ishte e drejtë. Pasi të dy e meritojnë kurorën e kampionit, për magjinë që kanë dhënë pistë këtë vit dhe një dyluftim në garën e fundit, në mbrëmjen e Abu Dhabit do të ishte një epilog i denjë për historinë.

Max ka fituar më shumë gara se 9 kundrejt 7, ka bërë më shumë pole position 9 me 4 dhe ka patur më shumë episode në disfavor të vet, jo për fajin e tij. Kjo është meritë e fatit, por që nuk vlen për klasifikimin. Nëse kërkon të fitojë titullin e tij të parë, do t’i duhet të djersisë deri në kilometrin e fundit. Duket një mision më i vështirë se sa duket. Mercedesi është duke u rritur me shpejtësi.

Motori i ri i montuar në Barazil, është një plus më shumë për Hamilton që është mësuar me fitoret e titullit në kilometrat e fundit. Kujtojmë atë të 2008, kur ia mori titullin ferraristit Felipe Massa 300 nga finishi në Interlagos, dhe atë të 2018 kundër ferraristit tjetër Sebastian Vettel. Asnjë si piloti britanik nuk arrin të ngrejë nivelin e performancës pikërisht kur arrin momenti vendimtar në kampionat.

Por të mos harrojmë edhe eksperiencën e Leëis, 36 vjeç, 15 sezone në F1, gjë që mund të jetë një faktor vendimtar, kundrejt Verstappen që ka treguar një pjekuri dhe kthjelltësi të jashtëzakonshme këtë sezon të 2021, pavarësisht se është vetëm 24 vjeç. Por nuk duhet nënvlerësuar akspekti teknik. Red Bulli i Max ka një poëer unit, i katërti ky, i montuar në Sochi dhe i përdorur në 6 gara.

Prandaj duhet të menaxhohet mirë që mos rrezikohet besueshmëria, ndërsa Mercedes është gati të lëshojë në Gedda, motorin e ri të vendosur në garën e Brazilit. Eshtë e qartë se Verstappen do të niset me një disavantazh, nëse Red Bull nuk monton një motor të ri, duke marrë një penalitet prej 5 vendesh në garën e Arabisë por të përfitojë maksimumin në Abu Dhabi. Të shikojmë se cila do të jetë strategjia e tyre.