Të mërkurën është zhvilluar dita e 12 e Lojërave Olimpike në Tokyo 2020. Si çdo ditë ka patur risi, arritje dhe medalje të reja.
Kina vijon të kryesojë tabelën e listës së medaljeve të arta me plotë 32 të tilla por në total Shtete e Bashkuara të Amerikës pasi e barazuan për nga numri i medaljeve ditën e 11-të të Lojërave Olimpike, në këtë ditë të 13-të e ka kaluar duke e çuar në total numrin e medaljeve të fituara në 79 e ndërsa Kina në total numëron 70 medalje të fituara.
Amerika renditet e dyta përsa i përket medljeve të arta me 25 të tilla.
Vendin e tretë e mban Japonia me 21 medalje të arta, 7 të argjendta dhe 12 të bronzta , por Britania e Madhe, e cila ndodhet në vendin e 4 përsa i përket numrit të medaljeve të arta e që numëron 15 të tilla, e ka kaluar Japoninë përsa i përket numrit në total të të gjitha medaljeve në këtë kompeticion dhe numëron 48 medalje në total, 8 më shume se Japonia me 40 të tilla.
Në vendin e 5 renditet Australia, që numëron në total 36 medalje por vetëm 15 prej tyre janë të arta.