Lojërat Olimpike të Tokios janë mbyllur. Një ceremoni e jashtëzakonshme zhvilluar gjatë të dielës, ku tradicionalja e gërshetuar me modernen dhanë dhanë atë shfaqje me të cilën Japonia ka të gjithë të drejtën që të mburret. Në fillim është radha e flamurit japonez për tu valvitur, duke u pasuar nga ceremoni të shumta të përgatitura me një kujdes të jashtëzakonshëm.
Flamujt e shteteve pjesëmarrëse, me sportistët e përzgjedhur nga federatat, zbritën edhe njëherë në stadium për ritualin e fundit në këto lojëra. Në skenë u shfaqën sportistë nga të gjitha kontinentet, ndërsa përfundimin e lojërave e shpalli presidentit i Komitetit Olimpik, Thomas Bach.
Në Tokio, shteti më me shumë medalje ishte SHBA-ja, që la në vend të dytë Kinën. Duhet theksuar se duke u nisur nga numri i banorëve, Kosova ishte ndër tri vendet më të suksesshme në këto lojëra, me dy medalje të arta.
Edhe njëherë, e njëjta histori, në vitin 2024, ku sportistët i pret Parisi. Flamuri në fund të ceremonisë së sotme u dorëzua në duart e përfaqësuesve të Parisit. Menjëherë u treguan pamje me sportistë dhe tifozë pranë Kullës Eifel, pa harruar dhe mesazhin e presidentit Macron.