RTSH Sport Live

Topi i Artë 2020 nga RTSH Sport: Idriz Batha. Ernest Muçi është shpallur “Talenti i Vitit”

  • 03/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Topi i Artë 2020 nga RTSH Sport: Idriz Batha. Ernest Muçi është shpallur “Talenti i Vitit”

Topi i Artë 2020 në  RTSH Sport ka mbledhur të gjithë kapitenët dhe trajnerët e skuadrave që bëjnë pjesë në Kategorinë Superiore, vota e të cilëve ka shkuar për mesfushorin e Tiranës, Idriz Batha.

RTSH Sport, duke ndjekur traditën për të dytin vit radhazi, ka shpallur lojtarin më të mirë për vitin 2020. Një vlerësim  nga katër trajnerët që nuk ishin pjesë e aktivitetit për vitin 2020, Sulejman Starova, Shkëlqim Muça, Mirel Josa dhe Gerd Haxhiu, të cilët kanë dhënë votën e tyre për sulmuesin e Tiranës, Ernest Muçi.

Portieri më i mirë është shpallur Ilion Lika. Mbrojtësi më i mirë i majtë, Lorenc Trashi, ndërsa si mbrojtësi i djathtë më i mirë është shpallur Albi Doka. Në qendër të mbrojtjes janë përzgjedhur Renato Arapi dhe Rustem Hoxha. Në mesfushë ka vend për Vesel Limaj, Idi Batha dhe Sherif Kallaku. Sulmi përbëhet nga Agustin Torrasa, Kyrian Nwabueze dhe Redon Xhixha. Trajneri më i mirë është shpallur Emanuel Egbo.

Të gjithë trofetë që u dhuruan gjatë ceremonisë së zhvilluar nga RTSH Sport janë përgatitur nga Argjendari “Pirro”.